Samiti i NATO-s, shefat e shtabeve në Tiranë

15.09.2017 22:39:21
Të shtunën do të mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar paraditen e së premtes dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan me një togë.

Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të dhënë rekomandime për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë.

Në takimin me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetari i Komitetit Ushtarak, gjenerali Petr Pavel vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në radhët e Aleancës dhe pjesëmarrjen e forcave tona të armatosura në misione ndërkombëtare.