San Antonuio Spurs tërheq fanellën e Tim Duncan

19.12.2016 12:40:49

Duhej një mbrëmje speciale për të nderuar një legjendë. Tim Duncan hyri në klubin e të “pavdekshmëve” të San Antonios me një ceremoni për tu kujtuar, si karriera e tij që do ta cojë shpejt në Hall Of Fame, menjëherë pas fitores 113-100 ku Spurs gjunjëzuan New Orleans. Një ceremoni e vërtetë, ku ish shokët e skuadrës dhe ish trajneri Greg Popovich, ju shpjeguan të gjithëve përse Tim Duncan ishte vërtet special në 19 vjetët e tij me numrin 21 mbi shpinë, duke bërë më të mirë ata që i rrinin përreth.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të them për Duncan është se tani është ekzaktësisht i njëjti që ishte kur erdhi këtu për herë të parë, – deklaroi i emocionuar Popovish, i fundit që foli pas Tony Parker dhe Manu Ginobili,  shokët e një jete mbi parket për Duncan, ndërkohë që vetë Tim në fjalimin e tij të falënderimeve deklaroi, “Gjithsesi kam marrë më shumë unë nga të gjithë ju, nga shokët e mi, se sa mund tju kem ndihmuar juve”. Për ceremoninë speciale ku pothuajse u tradhëtua nga emocionet , i ulur me pamjen elegante të paktën për standartin e tij pasi kishte braktisur xhinset e zakonshme për kostumin e zi dhe këmishën e kuqe, Duncan buzëqesh kur dëgjon Parker të shprehet për të. “I bën më të mirë të gjithë me ata që punon, është ky përkufizimi i vërtetë i një superylli”. Në fund me fjalën e Duncan  edhe duartoriktjet e të gjithëve, para se të shikojë fanellën e tij me numrin 21 të ngjitet në tavanin e AT& T Center bashkë me legjenda të tjera të Spurs, numri do ti mbetet përjetësisht atij pasi San Antonuio e hoqi nga qarkullimi për ta nderuar si duhet yllin e saj.