Zërat: Ronaldo ikën nga Juventusi, United e pret krahëhapur

29.05.2021 17:12:03

Largimi i Ronaldos nga Juventusi shihet përditë e më shumë si një fakt i kryer dhe çështja e tij konsiderohet jo vetëm për para.

Sipas Il Messaggero-s, portugezi ka përshëndetur lojtarët e trejrë të Juventusit dhe ua ka bërë të qartë se nuk do të jetë më pjesë e “Zonjës së Vjetër” pas kësaj vere.

Pas fitores së Kupës së Italisë dhe kualifikimi në minutat e fundit për në Ligën e Kampionëve, e ardhmja e Ronaldos ishte shqetësimi më i madh i drejtuesve dhe tifozëve të Juventusit, që vitin e ardhshëm do të drejtohet nga Max Allegri.

Zërat për largimin e tij qarkullojnë prej kohës, por ato janë përforcuar javët e fundit, duke ushqyer edhe më shumë thashethemet se Ronaldo do të rikthehet në Angli për të mbyllur karrierën me Manchester United.

Aktualisht, Ronaldo është i përqëndruar te përgatitja për Euro 2020 me Portugalinë dhe ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me të ardhmen e tij se në cilën skuadër do të vazhdojë të luajë sezonin e ri.