Satirë/ Pushimet 2020 ë Kosovë

06.08.2020 13:52:01
Nga Ahmet Asan
Muhabeti kryesor âsht ky i virusit,
me kafe turke edhe me çaj të rusit!
me thelba t’hudres e me speca taze,
herê me gjizë e herë me lang maze!
Temë aktuale âsht pandemia,
dialogu me Serbi dhe Qeveria!
Muhabeti nuk asht si ktyniher,
ma shumê flasim me skype e viber!
Një familje jemi jetojmê nê një shtëpi,
n’tri parti jemi âsht demokraci!
Edhe per virusin kemi antagonizëm,
ne demokraci jemi âsht pluralizëm!
Me dal pozitiv të thonë je negativ,
me dal negativ tê thonë je pozitiv!
Problem âsht ba s’di njeri kujt me i besu,
kam vendos pushimin n’shtëpi me kalue