Pas 128 vitesh zbulohet gruaja të cilës Van Gogh-u ia dha veshin e prerë

21.07.2016 14:54:10

Pas 128 viteve është zbuluar vajza e re të cilës piktori i famshëm holandez Vincent Van Gogh ia kishte dhënë veshin e prerë.

Në librin e ri rreth piktorit, i cili u botua javën e kaluar, u zbulua identiteti i vajzës së re të cilës Van Goghu ia kishte dhënë veshin e prerë. Bëhet fjalë për Gabrielle Berlatier, të bijën e fermerit, e cila u botua në Gazetën “The Art Newspaper”.

Gabrielle në vitin 1888 ishte 18 vjeçare. Ajo punonte si pastruese në kafenenë “Cafe de la Gare”, ku Van Gogh qëndroi për disa muaj

Gazetarët kanë ndjekur shkrimet në libër dhe kanë arritur deri tek të dhënat nga Instituti Pasteur në Paris, ku kjo vajzë e re ishte shtrirë për kurim në një kohë, raporton Anadolu Agency.