Saveski: Me ligj do të ndryshojmë emrin e OBRM-PDUKM-së

30.11.2016 19:56:46

Partia “E Majta” ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të marrë pjesë e vetme. Në një intervistë për “Fokus” bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 5 nga kjo parti, Zdravko Saveski, ka thënë se partia e tij do të përmirësojë jetën e të varfërve në vend.

Ai gjithashtu premtoi se ata do të luftojnë për të drejtë sociale dhe barabarësi të të gjithë qytetarëve dhe se do të dekriminizojnë përdorimin e marihuanës.

Programi i kësaj partie parasheh që të ndalohet me ligj përdorimi i emrit “OBRM” (VMRO) nga partitë politike në Maqedoni, gjë për të cilën Saveski premtoi se nëse vijnë në pushtet do ta realizojnë.