SBASHK-u përsëri kushtëzon zëvendësimin e orëve të humbura

09.04.2019 12:20:01
Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë ka marrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për një javë.

Megjithatë, ata si kusht për zëvendësimin e orëve kanë kërkuar që tu ndërrohet koeficenti i mësimdhënësve të ciklit nga klasa e parë deri në të pestën, shkruan lajmi.net.

Shumica e anëtarëve të SBASHK-ut kanë votuar që të kompensohet vetëm një javë.

Vendimi u mor në takimin e sotëm të kësaj sindikate.