Schulz-Merkelit: Ti je humbësja më e madhe në këto zgjedhje

24.09.2017 21:58:28

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Gjermani, Martin Schulz i është drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel me fjalë jo të mira

Në debatin televiziv pas zgjedhjeve, Schulz i është drejtuar Merkelit duke i thënë se ajo është “humbësja më e madhe” në këto zgjedhje.

Merkel ka fituar zgjedhjet në Gjermani me më shumë se 32% të votave.