Se shpejti Catherine Ashton, këshilltare e Vuçiqit

05.06.2017 18:43:17

Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të mund të bëhet së shpejti këshilltare e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sputnik raporton se kjo ishte arsyeja që Ashton vizitoi liderin e shteti serb vetëm pesë ditë pasi ai u betua në postin e ri.

Pas takimit maratonik, ish-liderja e diplomacisë evropiane nuk iu ka adresuar mediave.

Nën udhëheqjen e Ashtonit kishte nisur edhe zyrtarisht dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Pikërisht, Catherine Ashton ishte lidere e politikave të jashtme të BE-së, kur Serbia morri statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.