Vazhdon lufta ndërmjet serbëve, kallëzim penal kundër Jabllanoviqit

05.06.2017 18:56:40
Është ngritur kallëzim penal kundër kreut të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armëve, ka thënë kreu rajonal i Policisë së Kosovës, Zeljko Bojiq.

“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, rasti është klasifikuar si vepër penale nga neni 374- posedim i paautorizuar i armëve, si dhe në bazë të nenit 375- përdorim i paautorizuar i armëve. Me urdhër të prokurorit është hapur kallëzim penal për këto vepra”, ka thënë Bojiq.

Alexander Jabllanoviq dhe gruaja e tij KJ u arrestuan të dielën në mbrëmje, pas incidentit në Leposaviq, në të cilën ata ishin të përfshirë.

Jabllanoviq dhe gruaja e tij, pas ndalimit disa orësh në stacionin policor në Leposaviq janë lëshuar atyre u është konfiskuar një armë.