Seanca e Kuvendit të Kosovës filloi më një minutë heshtje për viktimat...

Seanca e Kuvendit të Kosovës filloi më një minutë heshtje për viktimat e djeshëm në Las Vegas të Amerikës

03.10.2017 10:36:30

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku i pari i Kuvendit Kadri Veseli ka thirrur për një minutë heshtje për viktimat e sulmit të djeshëm në Las Vegas të Amerikës si dhe për albanologun kanadez, Robert Elsie.

Ndërkohë këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e sotme:

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1.     Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.     Koha për pyetje parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

5.     Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.