Seanca konstituive mbahet me 3 gusht në orën 10

31.07.2017 20:10:43

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka ftuar të gjithë deputetët për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës 6, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, seanca do të fillojë në orën 10:00, ku në rend dite fillimisht është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, dhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.