Seanca për demarkacionin mbahet të enjten, e voton edhe Lista Serbe?

03.03.2018 23:39:33

Seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi mund të mos mbahet të mërkurën ashtu siç ishte planifikuar.

 

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në seancën e së mërkurës mund të mungojë Lista Serbe për shkak të shënimit t 7 Marsit, Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Andaj, dita e enjte është dita ideale për të votuar demarkacionin, pasi edhe zgjedhjet (lokale) në Serbi përfundojnë”, kanë thënë burime të lajmi.net.

Lista Serbe edhe në takim me presidentin e Komisionit Evropian,  Jean-Claude Juncker ka dhënë indikacione të qarta se javën e ardhshme do ta votojnë demarkacionin.

Aktualisht koalicionin qeveritar pa Listën Serbe dhe pa Vetëvendosjen, por me LDK-në i ka 78 vota, ndërkaq për ta ratifikuar demarkacionin duhet minimalisht 80 vota ose 2/3 e të gjithë deputetëve.