Udhëheqësi i i PND në Austri, Sebastian Kurz: Nuk mund të krahasohen Kosova me Kataloninë

16.10.2017 10:09:44

Udhëheqësi i Partisë Nacional Demokrate në Austri, është fitues i zgjedhjeve parlamentare në Austri të cilat u mbajtën dje.

31 vjeçari, tashmë ka arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme që të bëhet kancelar i njërit nga shtetet më të fuqishme në botë.

Disa kohë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kurz dha një intervistë për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Ai ua bëri me dije serbëve se rasti i Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohen.

“Nuk mund të krahasohen Kosova me Kataloninë. Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar këtu. Referendumi në Kataloni duhet të zgjidhet në bazë të kushtetueses spanjolle”, ishte përgjigja e Kurz.

Fituesi i zgjedhjeve në Austri e shprehu mbështetjen e tij të madhe që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë.

Ai u pyet nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën në mënyrë që të bashkohet në BE, por Kurz theksoi se së pari duhet të vazhdojë dialogu pasi ka rëndësi të madhe për të dyja vendet.

Sipas rezultateve të para, partia e Sebastian Kurz ka arritur të fitojë më shumë se 31.5% të votave, që është 6.5% më shumë se katër vjet më parë.