“Seenews” shkruan për hapjen e fabrikës në Podujevë që do të punësojë 500 vetë (Foto)

08.10.2016 21:54:38

Agjencia prestigjioze e lajmeve “Seenews”, i ka kushtuar një artikull hapjes së Fabrikës ‘Philippos Food’ në Podujevë.

Sipas kësaj agjencie, tani në Kosovë do të punësohen 500 persona, dhe do të ketë zhdukje të varfërisë në këtë vend, transmeton lajmi.net.

“Prodhimet e fabrikës do të eksportohet edhe në tregun gjerman, që do të ndihmoj zhvillimin ekonomik”, thuhet mes tjerash aty.

Fabrika ka të bëjë me përpunimin e perimeve dhe në të janë investuar ‘miliona euro’.

“Deklarata e kryeministrit të Kosovës nuk bën të ditur shumën e investimeve, por ai tha se investimi kap shifrën e “miliona eurove””, thuhet aty. /Lajmi.net/