Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri pret në takim të dërguarin special për Evropën Juglindore Christian Hellbac

30.01.2019 12:33:24

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri dhe deputetët znj. Vjosa Osmani dhe z. Armend Zemaj janë takuar sot me të dërguarin special për Evropën Juglindore Christian Hellbach dhe Ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Z. Beqiri njoftoi të pranishmit për situatën aktuale politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së.

Z. Beqiri falenderoi përfaqësuesit gjerman për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Z. Hellbach vlerëson rolin e LDK-së në proceset e ndryshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

Për rolin dhe punën që po bën LDK në Kuvendin e Kosovës, z. Hellbach dhe z. Heldt i informuan deputetët znj. Osmani dhe z. Zemaj.