Sekretari i OKB-së i brengosur për mungesën e përparimit në dialogun Kosovë-Serbi

11.05.2017 21:10:47
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka vlerësuar se periudha e kaluar në Kosovë është shënuar me ngjarje të cilat nuk kanë kontribuar në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai për këtë është shprehur i brengosur, duke përmendur, sipas tij, edhe pengesat që po vështirësojnë përparimin në dialog dhe mungesën e implementimit të marrëveshjeve të arritura.

“Implementimi praktik i marrëveshjeve të dala nga dialogu ka qenë ekstremist i ngadalshëm. Kurrfarë hapash konkret nuk janë bërë për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thekson ndër tjerash Guterres në raportin e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës për periudhën nga 16 janari deri më 15 prill 2017.