Sekretarit i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, Aleksandar Vuçiqit : Të respektohet...

Sekretarit i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, Aleksandar Vuçiqit : Të respektohet integriteti teritorial i Kosovës

25.10.2017 10:01:49

Takimi mes kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Zëvendësndihmës i Sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, u reduktua në dy çështje kryesore.

Siç njoftojnë mediat serbe, këto pika janë: moskoordinimi i thellë lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet  e Serbisë me Rusinë.

Tutje, sipas njoftimeve nga mediat serbe, në takim u bisedua edhe për analizën e deklaratës së Yee-së lidhur me Serbinë, që nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, e cila, siç u tha, nuk ishte “qëllimkeqe”.

Veç kësaj, mysafiri i lartë amerikan, thuhet ndër të tjera në mediat serbe, këshilloi mikëpritësin serb, që Serbia duhet ta respektojë integritetin territorial të Kosovës.

Ndërsa, nga ana tjetër, kryetari i Serbisë, Vuçiq, iu përgjigj përfqaqësuesit të lartë shtetëror të SHBA-ve, Yee-së se “kështu nuk keni vepruar para nëntë vitesh”.

Veç kësaj, kryetari serb, Vuçiq, theksoi se nuk duhet lejuar që gjeneratës së ardhshme t’ia lëmë “konfliktin e ngrirë” si pengesë në përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve, transmeton RTK.

Vuçiq shfrytëzoi rastin të kritikojë institucionet shtetërore të Kosovës, që ende nuk po zbatohen marrëveshjet e arrituar në Bruksel, duke ironizuar me vonesën dyditore të integrimit të Gjyqësorit të Kosovës edhe në veri të vendit, duke vlerësuar se “u bë një alarm për çështje thjeshtë teknike”.

Ndërkaq tema tjetër e bisedimeve ishte raporti mes Serbisë e Rusisë, më konkretisht me Qendrën Humanitare ruse në Nish, që Moska zyrtare insiston që personeli i Qendrës të marrë status diplomatik.

Në kuadër të këtij takimi është biseduar edhe me “Rastin e vëllezërve Bytyqi”, që drejetësia serbe ende nuk e ka thënë fjalën e vet.