Sekretarja 105 vjeçare e Joseph Goebbel: “Askush nuk më beson mua tash, por unë nuk dija asgjë”

17.08.2016 16:07:53

Brunhilde Pomsel punoi në zemrën e makinës propagandistike naziste. Pasi është lëshuar një film për jetën e saj, ajo tregon mungesën e pendimit nga ana e saj, dhe jetën private të shefit të saj monstruoz.

“The Guardian”

Ishte e rrallë për ne ta shihnim atë në mëngjes,” thotë Brunhilde Pomsel, me sytë e mbyllur dhe dorën në nofull ajo kujton ish-shefin e saj. “ Ai ecte nga vendi i tij i vogël në afërsi të Portës së Brandenburgut, ku ishte bashkuar ministria e tij e madhe propaganduese. Ai i ngjiste shkallët sikur një dukë i vogël, nëpërmjet biblotekës së tij në zyrën e tij të bukur  në Uner den Linden.

Ajo buzëqeshi me atë pamje, duke vënë  në dukje se sa elegante ishin mobiljet, atmosfera ku ajo ishte ulur në një dhomë në zyrën e Joseph Goebbels me pesë sekretarë të tjerë, dhe si thonjtë e tij ishin gjithmonë mjeshtërishtë të kuruar.

“Ne gjithmonë e dinim se ai kishte ardhur, por ne nuk e shihnim atë derisa ai largohej nga zyra e tij, dhe vinte nëpërmjet një dere direkt në dhomë tonë, dhe ne mund ta pyesnim atë ndonjë pyetje që kishim, ose t’i tregonim se kush e kishte thirrur. Ndonjëherë, fëmijët e tij vinin për vizitë, dhe ishin shumë të emocionuar ta vizitonin babin në punë. Ata vinin me të bukurën e familjes Airedale. Ata ishin shumë të sjellshëm, na nderonin dhe na jepnin dorën.”

Pomsel është duke dhënë intervistën e saj të parë dhe të fundit të thelluar të jetës së saj në moshën 105 vjeçare. Pasi ka humur shikimin e saj vitin e kaluar, ajo thotë se është e lehtësuar që ditët e saj janë të numëruara. “ Në këtë pak kohë që më ka mbetur, për të cilën shpresoj të jenë muaj e jo vite, unë do të kapem për shpresën se bota nuk do të kthehet më kokë poshtë përsëri si është kthyer atëherë, edhe pse ka pasur disa zhvillime të kobshme, apo jo? Unë jam e lehtësuar, unë nuk kam pasur kurrë ndonjë fëmijë për të cilin më duhet të shqetësohem.”

Pra cili është motivi për thyerjen e heshtjes së saj tani, sepse me shumë mundësi ishte e mijetuara e vetme nga rrethi i brendshëm i udhëheqjes naziste?

“Nuk ka absolutisht lidhje me pastrimin e ndërgjegjies time” tha ajo.

Ndërsa ajo e pranon se ishte në qendër të makinës naziste propagandistike, me detyrat e saj që përfshinin statistikat rreth ushtarëvetë vrarë, si dhe ekzagjërimin e numrit të përdhunimeve të grave gjermane nga Ushtria e Kuqe, ajo e përshkruan atë, disi quditërishtë, “vetëm një punë tjetër”

Një jetë gjermane, hartuar nga 30 orë bisedë me të, u lëshua kohët e fundit në festivalin e filmit të Mynihut. Kjo është arsya pse ajo është e gatshme “t’i përgjigjet me edukatë” pyetjeve të mia. “ Është e rëndësishme për mua, kur kam parë filmin, të kujtoj atë imazh në pasqyrë, në të cilin unë mund të kuptoj gjjithçka që kam bërë gabim” thotl ajo. “Por me të vërtetë, unë nuk kam bërë asgjë tjetër përveç të shkruajturit në zyrën e Goebbels.”

Shpesh, në fund të jetës deklarata si kjo janë plot me ndjenjë të fajit. Por Pomsel është e papenduar. Ashtu si ajo gjykon, me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë, duket sikur edhe nëse merr diçka restorative nga këmbëngulja e saj ajo ka vepruar në mënyrë të njejtë si shumica e gjermanëve të tjerë.

“Njerëzit që ditëve të sotme thonë se do të ishin ngritur kundër nazistëve, unë besoj se janë të sinqertë në atë që thonë, por më besoni që shumica e tyre nuk do e ënin këtë.” Pas ngritjes së partisë naziste, “ i gjithë vendi ishte si nën një llojë magjie” këmbëngul ajo. “Unë mund të hapem ndaj akuzave që unë nuk isha  e interesuar në politikë, por e vërteta është, që idealizmi i të rinjëve shumë lehtë mund të ta thyente qafën.”

Ajo kujton dorëzimin e dosjes së lëndës anti-naziste dhe studentes Sophie Scholl, e cila ishte aktive në lëvizjen rezistete të White Rose. Scholl u ekzekuta për tradhëti të lartë në shkurt të vitit 1943 pasi shpërndau fletushka kundër luftës në universitetin e Mynihut. “ Më është thënë nga njëri nga këshilltarët e veçantë  të Goebbels, ta mbaj atë të sigurtë, dhe të mos ta shikoj. Kështu që unë nuk e bëra, dhe isha mjaft e kënaqur me veten që ai më besoi mua, dhe unë e rrespektova faktin që besimi ishte më i fortë se kurioziteti im për ta hapur atë dosje.

Pomsel e përshkruan veten si një produkt i diciplinës prusiane, duke kujtuar në baba i cili, kur u kthye nga luftimet në Luftën e Parë Botërore, kur ajo ishte shtatë vjeç, ndau dhomën e enëve nga dhomat e gjumit. “ Nëse ne donim të shkonim në tualet, ne duhet të përballeshim me të gjitha shtrigat dhe shpirtërat e këqinjë për të shkuar në banjë me ujë.” Ajo dhe motrat e saj ishin “rrahur me rrahëse qilimi” sa herë që tregoheshin të pabindur. “Kjo qëndroi me mua, ajo gjëja prusiane, ajo ndjenja e detyrës.”

Ajo ishte 31 vjeçare duke punuar për transmetuesin shtetërorë si një sekretare e mirë-paguar, një punë që ajo siguroi vetëm pasi u bë antare e partisë naziste, kur dikush e rekomandoi atë për transferin në ministrinë e proagandës në vitin 1942. “ Vetëm një sëmundje infektive mund të më kishte ndalur mua” këmbënguli ajo. “ Unë isha e kënaqur, sepse ky ishte shpërblimi i të qenit gaktilografistja më e shpejtë në stacionin e radios”

Ajo kujton pagën e saj, në një varg të të cilës ishte shënuar pa  taksa, së bashku me pagën 275, një pasuri e vogël në krahasim me atë që shumica nga miqtë e saj ishin duke fituar.

Ajo vë në dukje se si jeta për të shkathën, shoqen e sajë flokëkuqe hebreje Eva Lowenthal, u bë gjithnjë më e vështirë pasi Adolf Hitleri erdhi në pushtet. Pomsel është tronditur nga arrestimi i një folësi jashtëzakonishtë të popullarizuar në stacionin e radios, i cili ishte dërguar në një kamp përqëndrimi si dënim sepse ishte homoseksual. Por ajo tha se shumicën  e kohës ajo ka metur në një flluskë, e pavetëdijëshme për shkatërrimin e përsosur që partia naziste ushtronte mi armiqtë e saj, pavarësisht nga fakti që ajo ishte në qendër fizike të sistemit.

“Unë e di se askush nuk na beson neve në ditët e sotme, të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Ne nuk dinim asgjë, e gjitha ishte mbajtur sekret mirë.” Ajo refuzoi ta pranonte se ajo ishte naive në besimin se hebrenjtë që ishin zhdukur, duke përfshirë dhe shoqen e saj Eva, ishin dërguar në fshatra të Sudetenland me arsyetimin se këto territore ishin në nevojë për të ripopulluar. “Ne e besuam këtë, ne e gëlltitë, atë, dukej krejtësishtë e besueshme” thotë ajo.

Kur banesa që ajo ndau me prindërit e saj u shkatërrua me një bombë, gruaja e Goebbels, Magda, ndihmoi për të zbutur goditjen duke i dhuruar asaj një kostum mëndafshi me një rresht pambuk të kaltër cheviot. “ Unë nuk kam pasur asgjë aq elegante sa ajo më parë e as më pas” tha ajo. “Ata të dy ishin shumë të mirë me mua.”.

Ajo kujton shefin e saj si “të shkurtër, por të mbajtur mirë”, me një “pamje prej gjentëllmeni”, i cili vishte “kostume me materialin më të mirë, dhe gjithmonë një dritë të kuqërremtë.” “Ai kishte duar të mirëmajtura, ai ndoshta bënte manikyr çdo ditë” thotë ajo duke qeshur mendueshëm. “Nuk kishte me të vërtetë asgjë për të kritikuar rreth tij”. Ajo madje u ndje keq për të për shkak të dobësisë që ai kishte, “ të cilën ai e krijoi, duke qenë pak arrogant”. Vetëm në disa raste ajo e paraqiti shkurt njeriun që e ktheu gënjeshtrën në art në ndjekje të qëllimeve vrasëse naziste. Ajo ishte e tmerruar kur e pa atë në skenë në Berlin me fjalimin e tij famëkeq ”luftë totale” në shkurt të vitit 1943 . Ajo dhe një tjetër koleges së saj i ishin dhënë vende kryesore, pas Magda Goeels. Kjo ndodhi menjëherë pas betejës së Stalingradit dhe, Goebbels shpresonte për të marrë mbështetjen popullore për tu tërhequr nga të gjitha ndalesat dhe për të luftuar kërcnimet me të cilat përballet Gjermania. ”Asnjë aktor nuk mund të ishte më i mirë në transformimin nga një person i civilizuar, serioz, në një njeri poterexhi…Në zyrë ai kishte një llojë hijeshie fisnike, dhe pastaj e shohim atje si një xhuxh të ndezur, ju as nuk mund ta imagjinoni një kontrast më të madh”.

Detajet në të cilat Pomsel zgjedh të përqendrohet mund të pasqyrojnë mënyrën se si ajo e ka redaktuar historinë e saj në mënyrë që ajo të ndjehet më rehat me të. Por është gjithashtu e mundshme të jetë një kombinim i injorancës dhe frikës, si dhe mbrojtja  e ofruar nga kompleksi i zyrave të mëdha të qeverisë e ka mrojtur atë nga realiteti.

Ishte një ditë pas ditëlindjes së Hitlerit në 1945-tën, dita kur jeta e saj erdhi në një ndalesë të papritur. Goebbels dhe shoqëruesit e tij u urdhëruan për t’u bashkuar me Hitlerin në strehën e tij nëntokësore të ashtuquajtur Fuhrebunker, gjatë ditëve të fundit të luftës. “Ndjehesha sikur diçka brenda meje kishte vdekur” thotë Pomsel. “ Ne u përpoqëm të siguroheshim se nuk do të mbeteshim pa alkool. Ajo ishte urgjentisht e nevojshme në mënyrë që të ruanim mpirjen.” Ajo heq gishtin tregues dhe merr dhimjen për të treguar ngjarjet në mënyrë të drejtë, duke kujtuar se si asistentja e Goebbel, Ghunther Schwagermann erdhi me lajmet e 30 prillit, se Hitleri kishte vrarë veten, ndjekur një ditë më pas nga Goebbels. “Ne e pyetëm atë: ‘Dhe gruaja e tij?’ ‘Po’, ‘Dhe fëmijët?’ ‘Dhe fëmijët gjithashtu.’” Ajo tund kokën e saj, “Ne metëm të shtagur”.

Ajo dhe sekretarët e tjerë vendosëm ndërprerjen e furnizimeve me ushqim për të bardhët, dhe kthimin e tyre si një flamur i madh dorëzimi për ta paraqitur te rusët.

Duke diskutuar strategjinë e tyre përpara arrestimit të tyre të pashmangshëm, Pomsel u tha kolegëve të saj se ajo do të thoshte të vërtetën, “Se unë kisha punuar si një gaktilografiste stenografi në ‘ministrinë e propagandës’ të Joseph Goebbels. Ajo u dënua me pasë vjet burgim në kampet e ndryshme të burgjeve ruse në dhe rreth Berlinit. “Atje nuk ishte fushë me lule” është gjithçka që ajo donte të thoshte për atë kohë. Pasi u kthye në shtëpi ajo u bë e vetëdijshme për Holokaustin, këmbënguli ajo, duke iu referuar atij si “çështja e hebrenjve”.

Ajo shpejtë rifilloi një jetë jo të ndryshme me atë që kishte pasur, duke gjetur një punë sekretarie në transmetuesin shtetërorë përsëri, duke punuar në rrugën e saj për t’u bërë sekretare ekzekutive me një jetë të privilegjuar të punës së mirëpaguar dhe të udhëtuarit para pensionimit në moshëm 60 vjeçare, në 1971.

Por iu deshën asaj gjashtë dekada të plota pas përfundimit të luftës para se të bënte ndonjë pyetje në lidhje me shoqen e saj hebreje, Eva. Kur u bë memoriali i Holokaustit në vitin 2005, ajo udhëtoi nga shtëpia e saj në Mynih për ta parë atë vet. “Unë shkova në qendrën e informacionit, dhe u thash se unë nuk mund ta gjeja Eva Lowenthal.” Një njeri kontrolloi të gjitha të dhënat dhe shpejt gjeti shoqen e saj, e cila u deportua për në Auschwitz në nëntorë të 1943, dhe u deklarua e vdekur në 1945.

“Lista e emrave në makinë të cilën ne e gjetëm duke shikuar poshtë ekranit” tha ajo, duke e përkulur kokën prapa, dhe me gishtin e saj tregues në gjerdanin e saj./përktheu nga anglishtja fokusi.org