Sekuestrohen mbi 50 kilogramë drogë në Gjermani: Arrestohet transportuesi shqiptar

25.11.2016 18:05:24

Më shumë se 50 kg kanabis është sekuestruar të mërkurën nga policia gjermane në kufirin me Austrinë Scharnitz (Tirol) dhe Mittenwald (Bavaria), raportojnë mediat lokale.

Lënda narkotike u gjeten gjatë një kontrolli nga policia në një veturë me targa italiane.

Drejtuesi i automjetit, një shqiptar 37-vjeçar, i cili jetonte në Itali, është arrestuar, raporton “salzburg 24”,

Gjatë marrjes në pyetje nga policia gjermane, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për materialin që kishte brenda, por ka thënë se vetëm është paguar si drejtues automjeti.