Selmanaj e quan Thaçin diktator

04.04.2018 17:17:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po paraqitet si diktator, për shkak se po pretendon se i di disa gjëra sekrete raporton “Zeri.info”.

Selmanaj ka thënë se nëse Hashim Thaçi e dinte se Marko Gjuriq kishte flejtur tek shtëpia e Milan Radojiçiqit, pse nuk shkoi Policia e Kosovës ta arrestonte zyrtarin serb një ditë para se të mbahej ai takim në veri të Mitrovicës.

Selmanaj pyeti poashtu se kush po e informon Thaçin për këto gjëra, dhe pse ai nuk raporton në organet e drejtësisë për këto informata, raporton Zëri.

“Kush po e informon këtë person? Dhe përse nuk i deponon në organet e drejtësisë këto informata? Si është e mundur që presidenti ta bëjë këtë. Mos u çuditeni sepse ish-shefin e AKI-së, ai e ka sot këshilltarin e tij”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha edhe se presidenti po përdor gjuhë diktatorësh.

“Presidenti i vendit, me këtë qasje, duke i anashkaluar procedurat ligjore, është gjuhë e diktatorëve kur thotë se unë i kam informatat, unë e di kush ka qenë dhe ku ka qenë”, ka thënë Selmanaj.