Selmanaj: Vetëvendosje thoshte se s’flet me Mustafën por e thërrasin dhjetëra herë në ditë

27.07.2017 22:26:55

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se e sheh si eksperiment ndryshimin e Vetëvendosje brenda natës, andaj nuk i besohet Albin Kurtit ta udhëheq vendin.
Ai thotë, se transformimin i menjëhershëm i Vetëvendosjes, duke larguar simbolet kombëtare e duke vendosur kravatat, dhe duke mos folur më për bashkim kombëtar është i çuditshëm. Për këtë VV, sipas Selmanajt, duhet të dëshmojë se ka ndryshuar, por këtë ta bëjë gradualisht.

Ndërsa, se Lëvizja ka ndryshuar qëndrimet, Selmanaj thotë, se kjo shihet te zyrtarët e saj që kanë thënë se nuk flasin me Isa Mustafën, ndërsa, në prezencën deputetit, ata kanë telefonuar me dhjetëra herë kreun e LDK-së.
“Ata kanë thënë disa herë që na diskutojmë më LDK pa Isa Mustafën, por unë kamë qenë në takim me Isa Mustafën ku diku 15-16 thirrje telefonike i ka pas nga lidershipi i Vetëvendosjes, pas zgjedhjeve”, ka thënë Selmanaj në Komiteti.