Semafori i kuq ‘ndal’ qeverinë Rama 3/ Ministrat respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugët e Tiranës

18.09.2021 11:07:04

Qeveria “Rama 3” është betuar sot në Presidencë. Ministrat e rinj u betuan pa praninë e kamerave.

Pas disa minutave në godinën e Presidentit të Republikës, kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me ministrat u drejtuan në grup në këmbë drejt kryeministrisë.

Duke ecur në rrugët e Tiranës, qeveria e re ndaloi për disa sekonda në semaforin e kuq duke respektuar kalimin e automjeteve.