Serbët kërkojnë që Edi Rama të shpallet ‘persona non-grata’

19.04.2017 13:17:50
Kryetari i Partisë Kombëtare serbe, Nenad Popoviq i ka bërë thirrje qeverisë serbe për ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me titullin ‘persona non-grata’ në territorin e Republikës së Serbisë, për shkak të deklaratës së tij të fundit.

“Kjo deklaratë është kërcënim i rrezikshëm dhe tregon që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”,ka thënë Popoviq, transmeton lajmi.net.

Një ditë më para Rama deklaroi se ekziston mundësia e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në rast se Bashkimi Evropian vazhdon t’i mbaj dyert e mbyllura për Ballkanin Perëndimor.