Rreth një orë ka qëndruar pankarta e vendosur në kishën ortodokse. Atë e ka hequr një person pasi që nga vendi i ngjarjes janë larguar studentët dhe të gjitha mediat.
Pankarta ku ishin të ekspozuara fotografitë me masakrat e bëra nga serbët ndaj shqiptarëve është vendosur nga një grup studentësh të UP-së.
Ata kanë kërkuar që kisha të shndërrohet në një muze ku do të përkujtohej gjenocidi I serbëve ndaj shqiptarëve.
Pankarta është hequr në prani të Policisë por kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi. KosovaPress mëson se personi që ka hequr pankartën nga muri i kishës është i nacionalitetit serb.