Serbi Nikolla Çeraniq arrestohet për krime lufte në Kosovë

31.07.2016 15:05:28

Autoritetet braziliane kanë arrestuar mbrëmë serbin Nikolla Çeraniç, 47 vjeç, të cilin shteti i Bosnjës e ndjek që nga viti 1992 për shkak të akuzave për krime lufte në ish-Jugosllavi. Zyra e prokurorit federal brazilian ka njoftuar se policia ka arrestuar Çeraniçin në qytetin Indajatuba, rreth 45 kilometra larg Sao Paolos.

Ende nuk është e qartë sesa gjatë qëndronte Çeraniç në Brazil. Gjykata Supreme e shtetit brazilian pritet të vendosë për ekstradimin e serbit, me qëllim dënimin e tij për krimet që ka kryer.