Arrestohet kleriku afgan 60 vjeçar, u martua me vajzën 6 vjeçare

31.07.2016 15:04:50

Mohammad Karim, rreth 60 vjeç u ndalua në provincën e Ghor nga autoritetet në Afganistan, pasi ishte martuar me njb vajzë 6 vjeçe. Para zyrtarëve, ai tha se vajzën e mitur ia kishin dhënë vetë prindërit e saj, “si sakrificë fetare”.

Por ndryshe nga versioni i tij, prindërit e vajzës mësohet se janë në gjendje shoku, pasi deklarojnë se 6 – vjeçarja është rrëmbyer.

Vajza nuk flet, por përsërit në mënyrë të vazhdueshme fjalinë “Kam frikë nga ky burrë”, deklaroi Masoom Anwari, kreu i Departamentit për Çështjet e Grave në Ghor.

E mitura mësohet se është nën kujdesin e autoriteteve dhe pritet që t’i dorëzohet prindërve të saj, ndërsa kleriku është lënë në burg.

Arrestimi i Karim vjen vetëm pak ditë pasi një vajzë 14 – vjeçare shtatzëzë u dogj për së gjalli në Ghor, një ngjarje që tronditi Afganistanin.

Familja e Zahra tha se adoleshentja u torturua dhe u vra nga njerëzit e bashkëshortit të saj.

Incidenti në fjalë, nxori në pah problematikën e madhe në vend të martesave të fëmijëve.