Serbia financoi botimin e librit të Capussela-s kundër Kosovës

25.10.2016 13:06:43

Gazeta zyrtare e Republikës së Serbisë “Sluzbeni Glasnik” ka financuar botimin e librit më të ri në gjuhën serbe të autorit Andrea Capussela, e cila flet zi e terr për Kosovën.

Capussela, një mik i madh i Veton Surroit në Kosovë, përmes shumë shkrimeve në mënyrë sistematike ka akuzuar dhe kritikuar elitat politike dhe luftën e Kosovës. Në promovimin e librit të tij, që është bërë dje në Beograd, ka marrë pjesë edhe shefi i Zyrës për Kosovë, Marko Djuric dhe Milivoje Mihajlovic, gazetar i afërt me regjimin e Milloshevicit, transmeton lajmi.net.

Capussela ka dhënë vetë njoftimin për këtë në faqen e tij në Facebook, duke treguar se libri do të prezantohet në panairin e librit në Beograd. Capussela ka punuar një kohë si ekspert i jashtëm për “ICO”-në në Prishtinë, ndërsa është i njohur për shkrimet e tij me tone armiqësore për autoritetet kosovare, por edhe bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë.

Shkrimet e tij dhe librin e tij në Kosovë i ka publikuar kompania “KOHA”.