Serbia gati ta shpall ‘non grata’ ambasadorin ukrainas i cili tha se Rusia po e përdor Serbinë

02.11.2017 18:10:43

Deklarata e ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandroviq se Rusia po e keqpërdor Serbinë në mënyrë që të krijoj kaos dhe t’i rikthej luftërat në Ballkan, e ka tronditur Serbinë.

Kjo ka bërë që Ministria serbe e Punëve të Jashtme t’ia dërgojë atij paralajmërimin e fundit para dëbimit nga Serbia. “Nëse ambasadori ukrainas nuk ‘kthehet’ në kornizën e Konventës së Vjenës, do të ndërmarrim hapa tjerë”, thekson MPJ e Serbisë.

Cilët janë ata hapa: Ambasadorit të Ukrainas i është bërë e ditur sot nga sekretari i MPJ-së së ky është paralajmërimi i fundit para se t’i ndërpritet mirëpritja, transmeton lajmi.net.

Me fjalë tjera, ambasadori ukrainas mund të shpallet person ‘non grata’ (i padëshiruar) në Serbi.

Por, çfarë tha saktësisht ambasadori i Ukrainës që tronditi Serbinë:

Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandroviq sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.

Aleksandroviq  shtoi se në sytë e Putin dhe në vizionin e strategjisë së tij, Serbia është një instrument për shkatërrimin e Europës. Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një interviste për BIRN, në të cilën ka shtjelluar në fakt edhe aspektet propagandistike të politikës së Kievit zyrtar në konflikt me Rusinë prej vitesh.

“Rusia po stërvit mercenarë serbë që të vrasin ukrainasit. Rusia ka përdorur ekstremistët serbë për të bërë grusht shteti në Mal të Zi. Rusia po inkuarjon sepratizmin serb në Republikën Srpska për të destabilizuar Bosnje-Hercegovinën. Rusia përdor faktorin serb që të destabilizojë Maqedoninë, luan një rol aktiv në vendosjen e serbëve të Kosovës kundër shqiptarëve dhe i shet avionët e vet Serbisë që kjo e fundit të krijojë tensione me Kroacinë”, tha ai.

Ambasadori ka shtuar se Serbia ka imazh të keq në Ukrainë, edhe pse të dy popujt kanë origjinë sllave dhe besimin ortodoks. Arsye për këtë është fakti se politikanë serbë shihen të bëjnë vizita zyrtare në Krime, ndërkohë që parlamentarët ukrainas nuk bëjnë të njëjtën gjë në Kosovë.