Serbia herët a vonë do të ballafaqohet me padi për krimet në Kosovë, tha presidenti Thaçi

16.03.2017 12:26:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia do të ballafaqohet me padi për krimet që ka kryer në Kosovë.

Ai i pyetur gjatë debatit në Çagllavicë, se çfarë ka ndodhur me paralajmërimit e tij, për padi ndaj Serbisë, është shprehur se kjo gjë do të ndodh, por që nuk ka dhënë ndonjë kohë të caktuar.

“Serbia herët a vonë do të ballafaqohet me padinë nga Kosova për krimet e kryera gjatë viteve 98-99 në Kosovë”, është shprehur Thaçi.