Serbia ka mbi 100 fletëarreste për kosovarët

14.02.2017 14:24:25

Serbia ka më shumë se 100 fletëarreste për personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Ka mbi 100 urdhër-arreste për të dyshuarit për krime në vitet e 90-ta në Kosovë e Metohi”, shkruan në tekstin e mediumit serb.

Ato thuhet se janë fletë-arreste që janë lëshuar për të dyshuarit hetimi i të cilëve është duke vazhduar.

“Bëhet fjalë për personat hetimi ndaj të cilëve është i hapur, të cilat do të vendosen pas arrestimeve të tyre, për shembull në rastin kundër Ramush Haradinaj”, përfundon teksti.