Serbia ka qëllim të bëhet me 1.500 ushtarë specialë

23.07.2016 21:26:06

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se qëllimi është që në Ushtrinë e Serbisë të jenë 1.500 ushtarë specialë të ushtruar dhe të pajisur me armatimin më bashkëkohorë që do të jenë të gatshëm të përgjigjen në të gjitha sfidat terroriste.

Vuçiq ka thënë se tashmë ka dhënë urdhrin për pranimin e 200 e pjesëtarëve të rinj të Brigadës Speciale dhe për furnizimin me pajisje dhe armatimin më bashkëkohor.

Ai ka shtuar se pas furnizimit me helikopterë rusë, pret edhe blerjen e helikopterëve të luftës të prodhimit gjermano-francez.

Vuçiq ka vështruar ushtrimet antiterroriste të pjesëtarëve të Brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë.