Serbia vazhdon të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës, thotë se do ketë tërheqje të njohjeve

04.08.2019 16:32:54
Serbian and Kosovo flag, conflict concept

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se qëllimi i Beogradit është që ta zvogëlojë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka theksuar se janë të interesuar që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, të jetë nën 97, dhe shtoi se Somalia është në rrugën e duhur për të rishqyrtuar vendimin e saj.

“Ne synojmë që numri të bie nën 97, të jetë më pas se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar Daçiq për TV Pink, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që kur bëhet fjalë për votime në Këshillin e Sigurimit, Kosova të mos e ketë mundësinë për të kaluar.

Ministri serb po pretendon se Nigeria, Uganda dhe Mali nuk e kanë njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, ai shtoi se deri më tani 14 vende e kanë tërhequr njohjen.

Nga ana tjetër, MPJ e Kosovës i ka mohuar vazhdimisht deklaratat e Daçiqit.