Sevdail Hyseni: Ndihma për Shoqatën e ish të burgosurve politikë të Gjakovës

17.01.2018 15:01:08

(Një sqarim rreth shkrimit “Çantat humanitare shkollore dhe procedurat doganore”, të publikuar në Bota sot, të datës 16 janar 2018)

Në artikullin e publikuar, dje,  në të përditshmen kombëtare Bota sot me titull: “Çantat humanitare shkollore dhe procedurat doganore”, janë përvjedhur disa gabime teknike, të cilat në vijim po i korrigjojmë, duke e publikuar versionin e ri të letrës në formë njoftimi drejtuar doganave të Republikës së Kosovë, nga donatorja Behije Hamiti.

Lënda: Ndihmë për Shoqatën e ish të burgosurve politikë të Gjakovës, për t´i pajisur shtatëmbëdhjetë fëmijët me çanta shkollore, fletore, lapsa grafik dhe mbajtëse të lapsave grafikë.

Duke qenë se unë e quajtura Behije Hamiti nga qyteti Mühlacker në Gjermani, kam shprehur dëshirën për t´i ndihmuar me (dy paqeta me mjete shkollore) sipas mundësive që kam fëmijët e ish të burgosurve politikë.

1. Çanta shkollore – 17 copa 2. fletore për çdo çantë fëmijësh 3. Lapsa grafikë për çdo nxënës 4. Mbajtëse të lapsave grafikë për çdo fëmijë. Ata përjetuan masakrën më të tmerrshme në burgut e Dubravës e të Lypjanit. Aty u vranë mbi 260 persona dhe i plagosën lehtë e rëndë mbi 365 veta, vendosa t´i ndihmoj me mjete shkollore. Përfituesit nga kjo ndihmë solidare do të jenë fëmijët e anëtarëve të kësaj shoqate në fjalë e të cilët i takojnë moshave të ndryshme. Si shoqate në këto rrethana të rënda për ne, JU duhet të jetë dora e zgjatur e ndihmës humanitare për të gjithë përjetuesit e masakrës së Dubravës. Sugjerojmë që të respektohen dhe të nderohen të burgosurit politik dhe të gjithë të vrarët e të plagosurit e burgut të Dubravës e Lypjanit. Ndërhyrja e juaj me rezultat pozitiv është obligim po edhe ju bën nder. Presim me pa durim një përgjigje, sa do e dhimbshme që do të jetë ajo. Gjermani, më 13 janar 2018.  ​Parashtruesja e kërkesës ​Behije Hamiti, ​​Gjermani.