”Sfidat në punësim dhe ndërmarrësi”, ishte tema e debatit të organizuar nga Njësia për Rini

23.03.2017 10:53:12

“Sfidat në punësim dhe ndërmarrësi”, ishte tema e debatit të organizuar nga Njësia për Rini, në kuadër të Komunës së Gjilanit. Në këtë debat është bashkëbiseduar për mundësitë që ofrohen përmes programeve të ndryshme dhe granteve që ndanë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pikërisht për mbështetjen dhe avancimin e të rinjëve në proceset zhvillimore dhe punësim.
Me këtë rast, ministri i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, z.Arban Abrashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, kanë marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes së të rinjëve në fusha të ndryshme e veçanërisht në ndërmarrësi dhe punësim.


Abrashi, për ndihmën rreth finalizimit të këtyre projekteve por edhe shumë tjera projekte të ndryshme, të cilat e kanë lehtësuar realizimin e qëllimit të ministrisë për punësimin e një numri sa më të madh të të rinjëve , ka falenderuar edhe donatorët dhe investitorët e huaj, si qeveritë mike të Kosovës, amdasadatë e ndryshme, USAID, UNDP, HELP etj.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës