Shaka me porosi për Clintonin dhe Trumpin (Video)

12.11.2016 17:17:21

Një video, ku Barack dhe Mishelle Obama ia bënë dhuratë Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton, ka qarkulluar shumë nëpër rrjetet sociale.

Barack punon tërë natën dhe në mëngjes, kur zgjohet nga gjumi, Hillary Clinton gëzohet tej mase për dhuratën që sheh përpara, pra Shtëpinë e Bardhë, sa që fillon të vrapojë drejt saj me gjithë fuqinë.

Mirëpo në momentin e fundit, Donald Trump, në video ka trupin e qenit, depërton më shpejt se ajo dhe e rrëmben dhuratën, shkruan lajmi.net.

Porosia bashkangjitur videos ishte shkruar kështu ” Kujtojeni fëmijë, Donald Trump nuk vjen vetëm për krishtëlindje.”
Në të njejtën kohë, për Clinton vjen porosia “Ti s’mund të marrësh gjithmonë atë që do”.