Shala: Po mos të ishte UÇK-ja, kryeministri me ministra e deputetë do të ishin në Gjermani

10.01.2017 17:21:45

Deputeti Haxhi Shala nga NISMA për Kosovën tha se po të mos ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot, kryeministri do të ishte në Gjermani. Po ashtu ai tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar, nga analistët së paku, një falënderim për ushtarët e UÇK-së.

“Po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të ishit ju deputetë, ministra e ju kryeministër? Do të ishit në Gjermani, ju analistë të cilët shfrytëzuat bursat e ndryshme dhe u shkolluat jashtë, asnjëherë nuk dëgjova nga ju së paku duke falënderuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ua mundësuan se paku të flisni lirshëm, por jo edhe të shani e të përulni vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sepse, pa respektimin e këtyre vlerave, as bashkësia ndërkombëtare nuk do të na respektojë si shtet. Për këtë arsye edhe arrestimi i gjeneralit Haradinaj nuk është i rastësishëm”, tha Shala.