SHBA i kërkon Rusisë lirimin e menjëhershëm të protestuesve

27.03.2017 21:27:16

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët siç thuhet në demonstratat antiqeveritare, protestuan në mënyrë paqësore.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër arrestimin e qindra protestuesve paqësor në të gjithë Rusinë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, transmeton lajmi.net.

Këto arrestime Departamenti Amerikan i Shtetit i sheh si shkelje të vlerave themelore e demokratike.

Spicer vuri në duke se njerëzit në botë meritojnë qeveri transparente dhe të përgjegjshme si dhe aftësinë për të ushtruar të drejtat e tyre pa frikë nga masat ndëshkimore.

Më parë Moska ka kundërshtuar thirrjet nga SHBA dhe BE për lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë ‘demonstrimit të paligjshëm’ dhe akuzoi organizatorët se kanë pagur të rinjtë që të marrin pjesë në to.