SHBA-Kosovë, zgjerohen programet e kualifikimit, tha Bajrami (Video)

19.10.2016 21:24:26

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, për të biseduar me zyrtarë amerikanë mbi bashkëpunimin me të dy vendeve në fushën e arsimit. Ai ishte i ftuar për një intervistë në studion e “Ditarit”.

Zoti Bajrami komentoi lidhur me marrëveshjen për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, që ka shkaktuar krizë politike kohët e fundit në Prishtinë. Ai tha është e nevojshme të arrihet një kompromis mes qeverisë dhe opozitës për miratimin e marrëveshjes, e cila, tha ai, do t’i hapë rrugën integrimeve europiane të vendit. dhe më konkretisht liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Zoti Bajrami tha se me zyrtarët amerikanë ka biseduar lidhur me zgjerimin e porgramit të Leadership-it dhe atij të Fullbright-it, për përgatijen e kuadrove nga Kosova, që të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e vendit, pas kualifikimit pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara.

Ministri Bajrami foli edhe për shkëmbimet në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, për unifikimin e teksteve, porgrameve dhe të standarteve cilësore të arsimit në të dyja vendet. Ai tha se është duke u punuar për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.