SHBA, mbi 63 mijë të vdekur nga koronavirusi

01.05.2020 15:23:02

Shtetet e Bashkuara regjistruan sot (të premten) 1 milionë e 70 mijë të prekur nga koronavirusi ndërsa mbi 63 mijë vetë rezultojnë të kenë humbur jetën.

Në vend vazhdojnë të rriten radhët me të papunë. 3.8 milionë persona të tjerë aplikuan për pagesën e papunësisë javën e kaluar ndërsa pandemia e koronavirus vazhdon të rrënojë ekonominë më të madhe në botë.

Kjo shifër e çon në 30.3 milionë numrin e të papunëve ndërsa miliona të tjerë pritet të aplikojnë për asistencë në rast papunësie brenda javëve të ardhshme, ndërsa pritet të ndihet plotësisht efekti i i pandemisë .

Në “Capitol Hill” ligjvënësit janë të ndarë mbi mënyrën se si t’i përgjigjen pandemisë së koronavirusit. Dhoma e Përfaqësuesve njoftoi këtë javë se anëtarët e saj do të vazhdojnë të punojnë në distancë ndërsa Senati njoftoi se do t’i rikthet seancave në kryeqytetin e vendit të hënën e ardhshme edhe pse janë udhëzuar nga i njëjti mjek i organit ligjvënës.

Nga sot (e premte) kanë skanduar dhe udhëzimet federale për distancim social dhe presidenti tha se shtetet e kanë në dorë të vendosin për hapjen bazuar në udhërrëfyesin që parashkon rifillimin e veprimtarive ekonomike e sociale me tre faza.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e cila normalisht shënohet me demonstrime në qytete të ndryshme të botës për kushte më të mira pune. Por këtë vit për shkak të izolimi që ka sjellë pandemia protestuesit do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha në një intervistë për BBC se është një “tragjedi” që udhëheqësit e botës nuk kanë qenë në gjendje “të mblidhen së bashku për t’u përballur me COVID-19 në një mënyrë të koordinuar”.

Në mbarë botën numri i të prekurve nga pandemia ka arritur në 3 milionë e 271 mijë ndërsa 233 mijë persona kanë humbur jetën.