SHBA, ngricë të tillë nuk ju kanë parë sytë

13.03.2017 15:35:36

Një shtëpi në veri të Nju Jorkut është mbuluar e tëra nga akulli. Godina ndodhet pranë liqenit Ontario, ku fillimisht ajo u mbulua me ujë dhe më pas ngriu për shkak të uljes së temperaturave.

Në fakt kjo pamje është shumë e pabesueshme dhe njerëzit refuzojnë që ta besojnë një gjë të tillë.

Fotografi John Kucko u detyrua që të postojë pamjet e një videoje që kishte bërë më parë, duke thënë se shumë njerëz nuk e besonin se ngjarja është e vërtetë. “Shumë njerëz besonin se bëhet fjalë për fotoshop, por nuk janë”, shkruan ai. Në fakt njerëzit kanë të drejtë që nuk besojnë, sepse pamje të tilla nuk janë parë as në polin e veriut.