SHBA përballet me “momentin e llogarisë”, thotë Hillary Clinton

29.07.2016 08:31:23

Hillary Clinton u ka thënë votuesve se zgjedhjet presidenciale janë një “moment i llogarisë”, si dhe ajo ka bërë histori duke pranuar emërimin e Partisë Demokrate.

Duke folur në natën finale të konventës së partisë në Filadelfia, gruaja e parë e emëruar nga një parti e madhe, tha se ka pasur sfida të mëdha.
“Forcat e fuqishme po kërcënojnë të na tërheqin larg,” tha ajo.
Zonja Clinton akuzoi kundërshtarin e saj republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump,se po synon të na përçajë neve.
“Ai dëshiron të na ndajë nga pjesa tjetër e botës, dhe nga njëri-tjetri”
Por zoti Trump në tweeter ka thënë se fjalimi kishte dështuar për të adresuar kërcënimin që vjen nga islami radikal, duke e bërë ish-sekretaren e shtetit të papërshtatshme për të udhëhequr vendin.
Para se të ngjitet në skenë, vajza e zonjës Klinton Chelsea ndau kujtimet personale të nënës së saj.
“E mrekullueshme, e zhytur në mendime, nëna ime e qeshur,” tha 36-vjeçarja, duke shtuar: “Ajo ishte gjithmonë aty për mua.”