SHBA, policia vret një të moshuar me Alzhaimer

13.12.2016 13:29:10

Një 73-vjeçar i paarmatosur, që sipas familjes së tij vuante nga sëmundja e Alzheimerit, është vrarë me pistoletë nga një agjent policie në Barkrsfield, në Kaliforni. Agjentët iu përgjigjën një telefonate, sipas të cilës një njeri në rrugë ishte duke mbajtur një pistoletë në duar. Kur policët mbërritën, kanë individualizuar të moshuarin dhe e kanë qëlluar. Gjatë kontrollit të mëpasmë, viktimës nuk iu gjet asnjë armë.

73-vjeçari quhet Francesco Serna, një pensionist, baba i pesë fëmijëve, që banonte i vetëm në zonën ku u vra. Një nga fëmijët e tij, Rogero Serna, ka treguar për “Los Angeles Time”, që policia ka kontrolluar banesën dhe makinën e të atit, por nuk ka gjetur asnjë armë. Edhe në vendin ku ndodhi ngjarja, nuk u gjet asgjë. Ky është episodi i radhës për forcat policore amerikane, të cilët qëllojnë për vdekje njerëz të paarmatosur.