Për shkak të veçantisë që kanë zgjedhjet presidenciale në SHBA, si zgjedhje që paraprihen nga një fushatë dinamike dhe shpeshherë edhe agresive brenda partive kryesore amerikane për të fituar nominimin e brendshëm partiak si kandidat për President, e pastaj ndërmjet dy kandidatëve për të parin e Shtëpisë së Bardhë, një vit më herët fillon edhe debati në mbarë botën për këto zgjedhje. Në rastin e zgjedhjeve që priten të mbahen në nëntor të këtij viti, debati botëror është bërë edhe më i gjallë, më masiv dhe më i zjarrtë, pasi që në garë janë dy kandidatë profilesh të ndryshme: Hillary Clinton nga Partia Demokratike, dhe Donald Trump, nga Partia Republikane, e që shquhen për dy qasje me dalime të mëdha konceptuale, qoftë për politikën e brendshme, qoftë edhe atë të jashtme. Është Donald Trump ai që i ka dhënë zjarr debatit dhe ka ngjallur shqetësime botërore me deklaratat e tij atipike për një kandidat për postin e Presidentit të SHBA-ve: deklaratat e fuqishme të konsideruara si kundërislamike, si dhe ato lidhur me tërheqjen e SHBA-ve nga mbrojtja bërthamore, kanë prekur në thelbin e angazhimeve amerikane si fuqia kryesore botërore. Deklaratat e tilla, jo vetëm që kanë shqetësuar opinionin botëror, pra edhe atë diplomatik, edhe opinionin e gjerë, pasi që deklaratat raciste të një kandidati për President të SHBA-ve prekin thellë marrëdhëniet e këtij shteti me shtetet e Lindjes së Mesme dhe të Afërt, si dhe me muslimanët kudo në botë. Duhet të kujtojmë se Lindja e Mesme dhe Lindja e Afërt, kanë qenë vazhdimisht zona në të cilat Bashkimi Sovjetik dhe RSFJ-ja, më parë, e Rusia e Serbia tash, kanë pasur dhe kanë një ndikim të fuqishëm për shkak të lidhjeve me këto shtete. Përmbysja e regjimeve të mëparshme në shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe të Afërt, në fakt u konsderua si një mundësi që këto shtete të shkëputen nga ndikimi sllavo-ortodoks dhe të bashkohen me pjesën demokratike të botës, por koha ka dëshmuar se rrënjët e ndikimit rus dhe serb te këto shtete vazhdon të jetë sërish imadh. Dhe në këtë kontekst, deklaratat kundërislamike të Donald Trumpit veçsa i hedhin benzin zjarrit dhe veçsa nxisin përkeqësim të marrëdhënieve të SHBA-ve me këto shtete, e për më tepër me popullatën islame në botë. Dhe kjo ka shqetësuar tepër shumë botën mbarë, pra edhe shqiptarët. Në anën tjetër, me deklaratat për tërheqje nga mbrojtja bërthamore, Trump ka prekur thelbin e sigurisë botërore, pasi që si anëtari kryesor i NATO-s dhe si bartësi i strategjisë së saj të mbrojtjes, SHBA ka garantuar dhe ka udhëhequr të gjitha programet e mbrotjes, përfshirë edhe atë bërthamore. Tërheqja eventuale e SHBA-ve nga mbrotja bërthamore në kohën kur përballë është një Rusi e etur për dominim dhe një Kine që po rritet edhe në planin militarist, do të përbënte një katastrofë botërore. Është çështje tjetër çështja e shfaqjes së një profili të tillë që duhet të analizohet në mënyrë të veçantë, por në kuadër të debatit të gjerë dhe të zjarrtë, është shumë i saktë edhe shqetësimi botëror, pra jo vetëm amerikan, nga deklarata të tilla. Me këto, është e vërtetë ajo që ka thënë Hillary Clinton se “Ai dëshiron të na ndajë nga pjesa tjetër e botës, dhe nga njëri-tjetri.”, pasi që vërtetë me qasje të tillë, Trump do të ndante SHBA-të nga pjesa tjetër e botës. Hillary Clinton ka dal përballë Trump me një platformë të njohur edhe gjatë mandateve presidenciale të Bil Clinton, e që është platformë e koekzistencës paqësore botërore, e mbështetjes së demokracive në botë, si dhe të udhëhehqjes së botës drejt një përbashkësie globale. Hillary Clinton, nga ana e saj ka fituar zemrat e pjesës më të madhe të botës pikërisht se ofron dhe siguron partneritet botëror, vazhdim të rolit të udhëheqës në botë nga ana e SHBA-ve dhe veçim të terrorizmit nga popullata muslimane. Edhe për shkak të rolit udhëheqës të preidentit Bil Clinton në sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe, por edhe për shkak të angazhimit personal si kryediplomate, simpatia e shqiptarëve është shumë e madhe për Hillary Clinton, e cila shihet si mbështetëse e madhe shqiptarëve. Pritjet e shqiptarëve janë më të mëdha dhe më optimiste për Hallry Clinton dhe ka një anim të plotë për të. Në aspektin emocional, kjo është shumë e arsyeshme dhe e pritshme, qoftë për arsyet e mësipërme, qoftë edhe për shkak të frikës së me qasjen e tij, Donald Trump mund të braktisë Kosovën dhe shqiptarët. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shqiptarët janë përfshirë në debate të nxehta dhe në nivele edhe të tifozllëkut. Mirëpo, përtej aspektit emocional dhe përtej sigurisë më të madhe që ndiejnë me Hillary Clinton, duhet thënë se në aspektin racional dhe strategjik, SHBA-të nuk ndryshojnë qasje ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, sepse këtu ka një projekt të madh edhe gjeopolitik e gjeostrategjik, por edhe një investim të madh të SHBA-ve, e që ka qenë dhe mbetet investim i përbashkët edhe i republikanëve, edhe i demokratëve. Duhet të kujtojmë se në aksionet amerikane në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve demokratët dhe republikanët kanë qenë unikë, sepse në të shumtën e rasteve, apo në të gjitha rastet, çdo qasje amerikane është votuar nga të dyja partitë kryesore amerikane. Po ashtu, edhe presidentët e SHBA-ve që nga presidenti Bush babai, e deri te presidenti Obama, kanë ndjekur një qasje ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve: vijën e kuqe, më 1993 e vendosi presidenti Bush babai, bombardimet e NATO-s i udhëhoqi presidenti Clinton edhe me mbështetjen e republikanëve, paralajmërimin për pavarësinë e Kosovës e bëri presidenti Bush i bri dhe e mbështetën edhe demokratët. Tash së fundmi, ishin bashkë kur u votua vendimi që Kosova të dnihmohet të përgatitet për Partneritet për Paqe me NATO-n. Pra, pavarësisht se kush do të zgjedhet president, SHBA-të nuk do të ndryshojnë qasje ndaj shqiptarëve, pavarësisht retorikave zgjedhore që ndjekin kandidatët për president. Duhet të kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Barak Obama kishte shpërfaqur një platformë zgjedhore gati si të Donald Trumpit në kuptimin e izolimit dhe të marrjes së SHBA-ve me problemet e saj të brendshme. Atëbotë, Barak Obama kishte kritikuar presidnetin Bush të birin për shkak se ishte marr me bitën, e kishte lënë anash problemet e brendshme të SHBA-ve. Po ashtu, presidenti Obama ishte deklaruar edhe kundër ndrëhyrjeve të SHBA-ve në pjesë të ndryshme të botës, sidomos në Irak. Mirëpo kur u zgjodh president, Barak Obama në 90% të qasjes së tij, vazhdoi rrugën e trasuar nga presidenti Bush.
Ballina Editoriali SHBA-të nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës pavarësisht se kush do të zgjedhet...