Shefi i AKI-së nuk paraqitet për raportim në komision, kjo është arsyeja

04.04.2018 10:28:51
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, sot do duhej të raportonte para Komisionit parlamentar që e mbikëqyrë këtë agjenci, por nuk është paraqitur aty.

Shefi i AKI-së nuk është paraqitur në mbledhje për shkak se po pret inspektoratin për përfundimin e përpilimit të raportit, pastaj të raportojë, raporton lajmi.net.

Kujtojmë, se kryeministri ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe shefin e inteligjencës kosovare, Driton Gashi për mos informim për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Sefaj dje zyrtarisht ka njoftuar është larguar nga kjo pozitë, mirëpo Gashi nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta shkarkojë atë. Emërimi dhe shkarkimi i shefit të AKI-së duhet të aprovohet edhe nga presidenti dhe kryeministri i vendit.