Haradinaj hedh fajin te presidenti Thaçi pse nuk u largua ende nga detyra shefi i AKI-së

04.04.2018 10:17:48
Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka diskutuar edhe për iniciativën e LDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Sipas kryeministrit, AAK e mbështetë një nismë të tillë, nëse LDK është gati për zgjedhje.

Haradinaj ka folur edhe rreth shkaktimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. Ai ka thënë se gjysma e punës është kryer, ndërsa tani mbetet vetëm edhe vendimi i presidentit Thaçi.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj para disa ditësh ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, i cili edhe zyrtarisht dje dha dorëheqje, dhe shefin e inteligjencës kosovare, Driton Gashi, të cilët nuk kishin njoftuar Haradinaj për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turiq.