Pamje pas shpërthimit të ndodhur në objektin e RTK-s

23.08.2016 01:28:47

Pas shpëthimit që ndodhi sonte në objektin e Radio Televizionit të Kosovës apo më saktësisht tek transmetuesi i valëve Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes.

Nga ky shpërthim nuk është raportuar për ndonjë të lënduar përderisa hetimet janë në process e sipër./Indeksonline/

……………………………………..

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22, saktësish tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.

Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK, që janë tronditur nga shpërthemi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.

Stafi i RTK është duke pritur versionin zyrtarë të Policisë për të dalë me version zyrtarë rreth këtij shpërthim.