‘Rugovasit’ marrin përgjegjësinë për sulmin në RTK: Po e mbrojnë Demarkacionin

23.08.2016 10:07:47

Mbrëmë, me granatë dore, është sulmuar Televizioni Publik i Kosovës, dhe ende nuk dihet si ka ndodhur.

Por, është një grup që ka marr përgjegjësinë dhe tregon arsyen pse e ka bërë.

Nga një adresë elektronike me emrin “Rugovasit” thonë se janë ata që e kanë sulmuar RTK-në.

Ja deklarata e tyre:

Mbrëmë e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

  1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.
  2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume