PD: Sulmi qyqar ndaj RTK-së të hetohet në shkallën më të lartë

23.08.2016 10:12:14

Partia e Drejtësisë e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar si sulm ndaj institucioneve të vendit dhe me tendencë të destabilizimit dhe rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Partia e Drejtësisë, vlerëson se sulme të tilla përveç që rrezikojnë jetërat e njerëzve, njëherit janë sulme drejtpërdrejt ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet shtetit tonë.

PD, kërkon nga organet gjegjëse që ky sulm qyqar dhe me tendencë të  destabilizimit të Kosovës, të hetohet në shkallë më të lartë në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.