Shefi i ardhshëm i Pentagonit: Putini dëshiron të shkatërrojë NATO-n

12.01.2017 20:24:30

Presidenti i Rusisë është “duke u përpjekur të shkatërroi NATO-n”, tha James Mattis, ish gjeneralit të cilin Donald Trump e ka propozuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shefi i Pentagonit, i cili pritet të marr mbështetjen e Senatit, tha se Kina “ka shkatërruar besimin” në marrëdhëniet me fqinjët e saj.

Mattis bëri thirrje për një qëndrim të fortë kundër Rusisë për të qetësuar shqetësimet e disa republikaneve të cilët kanë frikë se presidenti i ri i SHAB-së mund të jetë i predispozuar ndaj Putinit.

Ish-gjenerali tha se ai mbështetë fuqishëm gatishmëri e Trumpit për të rivendosur dialog me Rusinë, por theksoi se Rusia “ka zgjedhur vetë të jetë rival strategjik i SHBA-së”.

Ai tha se nuk beson në agjencitë e inteligjencës të cilët thonë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

“Gjatë shërbimit tim ushtarak, kam pasur bashkëpunim të ngushtë me agjencitë, por nuk kam pasur besim në to”, ka thënë Mattis.